10.02.2026 – 17:52
Nis takimi për seancën e nesërme
Ka nisur takimi i kryetarit të Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Dimal Basha, me partitë politike rreth seancës konstituive që do të mbahet nesër.
Të pranishëm nuk janë asnjëri prej kryetarëve të partive, porse, përfaqësues të tyre.
Kështu nga Partia Demokratike e Kosovës, të pranishëm janë Vlora Çitaku e Përparim Gruda, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala.
Kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i pranishëm është Besnik Tahiri. Lëvizja Vetëvendosje përfaqësohet nga Albulena Haxhiu.
