Dy kirurgë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK kanë filluar sot ditën me grushte.
Media mëson se kirurgët e përfshirë në rrahje, janë Xhevdet Ademaj dhe Baton Kelmendi.
E gjithë kjo kishte ndodhur pas një fjalosjeje me sharje e kërcënime, që kishte ndodhur të premten në kolegjium, e që ka përfunduar sot me rrahje mes tyre.
Njëri nga kirurgët e përfshirë në rrahje Xhevdet Ademaj kishte ardhur një vit më parë nga Gjermania dhe ishte punësuar në këtë klinikë.
E kirurgu Baton Kelmendi i kontaktuar nga Indeksonline tha se njëherë nuk do të flasë për këtë çështje.
“Më vonë dal me detaje rreth rastit”, ka thënë Kelmendi.
Ndërsa drejtori i Kirurgjisë së Fëmijeve Sejdi Statovci ka thënë për Indeksonlinen se ka nisur procedura diciplinore ndaj dy kirurgëve të përfshirë në rrahje.
“Unë si drejtor kam nis procedurën diciplinore ndaj të dyve dhe mbetet më tutje me velrësu organet kompetente se qysh ka qenë situata. Ka kamera aty dhe se besoj që çdo gjë është kap nga kamera. Ne s’mund të dimë arsyen, sepse rrahja nuk ka ndodhur në prezencën tonë. Ne s’kemi qenë aty askush. Njëri nga ta e ka thirr policinë. Policia ka ardh dhe ka marrë deklaratë, tjetri tani ka me shku me dhënë deklaratë. Unë si drejtor e kam procesu në komision diciplinoir të dytë, dhe tash të shohim të hulumtohet qysh ka qenë situata”, tha ai.
Por sipas Statovcit i gjithë konflikti kishte filluar të premten gjatë kolegjiumit, ku Ademaj dhe Kelmendi ishin fjalosur mes vete, duke mos i kursyer as ofendimet e kërcënimet.
“Ka qenë të premten një fjalosje gjatë kolegjiumit, me ofendime me kërcënime por që jemi mundu me menaxhu me qetësu situatën dhe e kam procedu në komision diciplinor këtë çështje, në vazhdim të asaj ata sot janë përlesh”, tha Statovci.
