Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë mbrëmë kanë zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimit dhe korrupsionit, ku në mesin e shtatë të arrestuarve ishte dhe Jovica Mitroviq, kryetar i Gjykatës në Graçanicë .
Gjatë ditës së sotme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, rastin e kanë regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore.
KGJK pos tjerash ka bërë të ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve.
“KGJK dhe Gjykata Themelore në Prishtinë si autoritet kompetent, sot kanë pranuar informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, ku dyshohet që përveç të tjerëve është i përfshirë edhe një gjyqtar”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu KGJK, është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore. KGJK ju njofton se të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve dhe për aq sa e lejuar mediat dhe publiku do të njoftohen me kohë”.

