Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

NISMA shpalos listën e kandidatëve për garën zgjedhore të 28 dhjetorit

 
   

Kryetari i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj ka publikuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë nga radhët e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, raporton KosovaPress.

Në mesin e dhjetë kandidatëve të parë janë Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj Halimaj, Artan Nimani, Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi dhe Nehat Mustafa.

“Lista e kandidatëve për deputetë të Nismës, bashkë drejt fitores! VOTO 122!”, ka shkruar Limaj në një postim në Facebook.

NISMA ka numrin rendor 122 në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit.