Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Një bombë është brenda Kuvendit dhe do të shpërthejë brenda 10 minutash”, sekretari Loshi jep detaje

 
   

Policia e Kosovës ka urdhëruar sot të gjithë deputetët dhe stafin e Kuvendit të Kosovës, pasi ka qenë një telefonatë se brenda objektit është një bombë.

Evakuimi i deputetëve u bë menjëherë pasi ata ishin mbledhur për mbajtjen e seancës konstituive, e cila ishte planifikuar për në ora 11:00.

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, ka thënë se alarmi është bërë nga një person që ka kërcënuar në gjuhën angleze.

“Sipas njoftimit, është kërkuar evakuimi sepse në gjuhën angleze një person ka thirrë dhe ka thënë që një bombë është vendosë në ndërtesë dhe e njëjta do shpërthejë brenda 10 minutash”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës bëri të ditur se sot me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.