Lajme

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Ne nuk marrim pushtet me dhunë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për “kryengritje paqësore” kundër qeverisë, një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, k u hodhën molotovë në drejtim të institucioneve kryesore në vend.

Në fjalën e mbajtur gjatë “Foltores”, Berisha e cilësoi regjimin aktual si të paligjshëm dhe pa legjitimitet.

“Ndaj këtyre vetëm qëndresa dhëmb për dhëmb. Miqtë e mi, ne jemi përcaktuar dhe mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Regjimi meriton çdo formë kryengritje, por bindja jonë është se kryengritja paqësore na çon në fitore”, tha Berisha.

Ai kujtoi ngjarjet e vitit 1998, kur kryeministri i kohës, Fatos Nano, u largua pas trazirave, duke nënvizuar se opozita nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë.

“Ne besojmë tek vlerat demokratike, tek vullneti i popullit. Kryengritja paqësore nuk është një ndeshje futbolli, por nuk ka forcë në botë që e ndal pa shkuar në fitore”, theksoi Berisha./rtsh.al/

Të Ngjashme