Lajme

Një ditë pas protestës Berisha paralajmëron: Do ketë sulme asgjësuese

Një ditë pas protestës ku Partia Demokratike akuzoi Policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu. kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi sot se “do ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në gjithë vendin”.

“Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit.

“Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Ndaj dhe hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër i krimit, si kryetar i organizatës kriminale. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni”-shprehet Berisha./TCH/

Të Ngjashme