Haley Robson ishte 16 vjeçe kur u abuzua nga Jeffrey Epstein në vitin 2002.
Ashtu si shumë viktima, Haley u “rekrutua” edhe nga njerëz të cilëve u besonte: në rastin e saj, një shoqe klase dhe Tony Figueroa, ish-i dashuri i Virginia Giuffre, akuzueses kryesore të Epstein, dhe Ghislaine Maxwell.
“Isha në plazh”, kujton Robson, kur u kontaktua nga Corriere.
“Më ftuan në shtëpinë e Jeffreyt me ndonjë pretekst. Shkova atje me veturën time. Nuk kisha ide se çfarë më priste. Më thanë diçka krejtësisht tjetër. Kur mbërrita, Epstein më çoi lart. Ai më abuzoi për një orë të tërë”, deklaroi Robson në një intervistë për gazetën më të lexuar italiane Corriere della Sera.
Sa i përket vdekjes së Epstein, Robson shpreh bindjen se ai nuk ka kryer vetëvrasje, por është vrarë.
“Mendoj se ai u vra. Ai ishte një manipulator, me një ego të madhe. Kam vite që vizitoj një psikolog. Shpesh flasim për Jeffreyn. Flasim për personalitetin e tij, tiparet e tij, faktin që ai ishte, në fakt, një manipulator mjeshtër. Ishte superfuqia e tij. Ai do të kishte qenë në gjendje t’u shiste akull eskimezëve. Është e vështirë të besohet se një njeri si ai do të merrte jetën e vet. Ai u vra”, tha ajo.
Sot, Robson është një aktiviste, që punon për të ndihmuar ata që kanë vuajtur nga abuzimi, veçanërisht gratë dhe fëmijët.
“Ky trajtim nga qeveria jonë na ka transformuar në gra të guximshme, të cilat nuk pranojnë ‘jo’ si përgjigje dhe nuk kanë frikë t’i mbajnë përgjegjës ata që ishin bashkëpunëtorë në abuzimin tonë. Do të thotë të dish se ka një dritë në fund të tunelit. Ne jemi bërë gratë që na nevojiteshin kur ishim të vogla, kur të rriturit nuk arritën të kujdeseshin dhe të na mbronin”, tha aj