Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF’në e Skenderajt, rasti nën hetim

Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhirije Pllana.

“Sot me datën 01.06.2025 rreth orës 06:51 policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se është sjell një person i moshës madhore pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dal në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, tha ajo.