Faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar videon promovuese për spektaklin e mbrëmjes së nesërme, duke paralajmëruar një natë të mbushur me emocione, sqarime romantike dhe hyrje të reja që do të ndryshojnë dinamikat e shtëpisë.
Në qendër të vëmendjes do të jetë raporti i shumëpërfolur mes Selinës dhe Gimbos. Promo shfaq pamje të dyshes në momente intime në shtrat,
Nominimet e fundit duket se kanë krisur raportin mes Brikenës dhe Mateos. Brikena shfaqet e prekur duke thënë se është distancuar dhe se situata është bërë e tepërt për të.
Momenti më emocionues i mbrëmjes pritet të jetë ai i Luiz Ejllit. Vëllai i Madh ka përgatitur një surprizë për fituesin e BBV2, i cili shfaqet në klip duke kënduar vargje dedikuar vajzës së tij: “E ka babi një lunuk…”
Përveç dinamikave ekzistuese, promo paralajmëron zyrtarisht hyrje të reja në shtëpi dhe shumë të papritura të tjera, të cilat do të zbulohen nesër.
