Analisti Xhavit Drenori ka komentuar njohjen e Kosovës nga Siria, duke e vlerësuar si një zhvillim pozitiv për vendin dhe qytetarët.
Drenori në emisionin “Rubikon” , tha se kjo njohje është një sinjal i fortë për miqtë dhe aleatët e Kosovës, ndërsa një mesazh i qartë për ata që kishin parashikuar të kundërtën.
“Patjetër që është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë, dhe në anën tjetër lajm i keq për dashakëqijtë e vendit tonë, të cilët kanë menduar se në krizën e fundit që kemi pasur për krijmin e institucioneve mund të ketë regres në aspektin e politikave të jashtme, në kuptimin që do të kishim çnjohje.
Por fatmirësisht nuk patëm çnjohje, por kemi njohje të reja, dhe kjo është lajm jashtëzakonisht i mirë”, u shpreh Drenori.

