Lokali në pronësi të familjes së reperit Noizy u përfshi dy herë nga flakët brenda muajit qershor.
Së fundmi u zbulua se këto dy akte, përfshirë edhe një zjarrvënie në derën e banesës së nënës së reperit, kanë si autor kushëririn e Noizy-t, Eraldo Musteqja, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Durrësit në flagrancë pasi i kishte vënë sërish zjarrin lokalit. Burime për Anabel.al kanë zbuluar edhe detaje të reja për këtë ngjarje.
Burime të sigurta zbulojnë për Anabel se Eraldo, që është djali i dajës së Noizy-t, ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste.
Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij. Po të njëjtat burime, thonë se prej kohësh ai kërcënonte familjarët e Noizy-t duke u kërkuar vazhdimisht para. Në bisedat në vijim – të shkruara midis autorit dhe njërit prej familjarëve dhe njerëzve më të besuar të Noizy-t – ai lë të nënkuptuar se dëshiron para prej tyre dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.
Burimi në fjalë theksoi se familjarët janë tepër të shqetësuar nga fakti që nëpër disa portale jo të besueshme po përhapen teori aspak të vërteta për ngjarjen e rëndë, të cilat kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e reperit.
“Arsyeja e gjithë kësaj ngjajeje lidhet me dëshirën për të zhvatur para, e përzierë me ide ekstremiste. Nuk ekziston asnjë arsye tjetër në mes,”.