Lajme

“Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë Bordin e Paqes”- Trump: Mendova se do më jepnin Nobelin për paqe, por nuk më duhet!

Në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, të zhvilluar sot në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë një event të rëndësishëm të këtij bordi.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë fjalës së tij, Trump u ndal te çështjet e sigurisë globale dhe përpjekjet për stabilitet ndërkombëtar. Ai theksoi se çdo dollar i shpenzuar për paqen është një kontribut i drejtpërdrejtë për stabilitetin global.

Trump: Çdo dollarë i shpenzuar është kontribut për stabilitetin. Duam një Lindje të Mesme në harmoni. Janë njerëz të zgjuar, ndonjëherë shumë energjik. Kemi Libanin me disa probleme që po punojmë. Një më i vogël se ajo deri tani. Ti japim fund programit bërthamor të Iranit. Shumë në Europë duan të jenë anëtarë të përhershëm përgjigje shumë e mirë nga Europa. Unë vij nga Europa. Kemi marrëdhënie të mira me Europën. Kemi kreun e NATO. Norvegjia ka rënë dakord të mirëpresë një event për Bordin e Paqes. Mendova se do më jepnin Nobelin e Paqes. Nuk më duhet Nobeli i Paqes, dua të shpëtojë jetë njerëzish. Nuk dua të humbin jetë njerëzish. Siç më tha kryeministri 25 mln njerëz të shpëtuar nga konflikti Indi Pakistan.

Të Ngjashme