Në mes të zhurmës mediatike dhe lajmeve të bujshme për ndarjen e Ledion Liços nga Sara Hoxha (si dhe aludimeve për një romancë të re të kësaj të fundit), një deklaratë e moderatorit gjatë “Big Brother VIP” ka marrë një vëmendje të madhe.
Gjatë spektaklit, teksa diskutohej për dinamika që lidhen me familjen dhe prindërimin, Ledioni ka mbajtur një qëndrim shumë të prerë, i cili nga publiku është përkthyer si një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe personal për ish-partneren e tij.
Në fjalimin e tij të shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe Instagram, moderatori shprehet:
“Unë jam i pari që nuk justifikoj asnjë prind që braktis fëmijën e vet, përkundrazi e gjykoj me forcë të madhe”.
Më pas, ai ka dalë hapur kundër “trendit” të justifikimit të ndarjeve për hir të lirisë personale:
“Po ashtu, jam thellësisht kundërshtues ndaj kësaj narrativës së kohëve të fundit ‘është OK të vazhdosh jetën tënde, të zgjedhësh jetën tënde…’”.
“Jo, në fakt! Nuk është OK sepse dikur more një vendim, bëre një premtim. Zgjodhe të kishe një fëmijë dhe nuk është OK që krejt papritmas të zgjedhësh veten”.
Këto fjalë të forta kanë ndezur rrjetin, ku shumë ndjekës janë të bindur se opinionet e tij nuk tingëllojnë aq “të përgjithshme” sa më parë.
Kujtojmë se Ledioni dhe Sara janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve (London dhe Roman) dhe vajzës (Ruya Roe). Deri më tani, Sara Hoxha ka zgjedhur të heshtë dhe nuk ka bërë asnjë koment publik rreth këtyre zhvillimeve.
