Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk hëngri as bukë”! Amaneti dhe betimi, çfarë tha në momentet e fundit Sibela

Nëna e 27-vjeçares, Sibela Abdenini, ka rrëfyer mes lotësh momentet e fundit të jetës së të bijës. Ajo ka treguar se 27-vjeçarja para se të dilte në tarracë nga ku dyshohet se është vetëhedhur, kishte vendosur në gjumë të bijën, 2 vjeç, dhe më pas kishte dalë të konsumonte një cigare.

Në momentin që familjarët vunë re mungesën e Sibelës, ishte vëllai i saj ai i cili kishte vështruar në dritare dhe kishte parë të motrën poshtë në rrugë të gjakosur, duke menduar se ndonjë automjet e kishte përplasur.

Menjëherë ata e dërguan në spital, aty ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. E ëma ka treguar se në momentet e fundit të jetës, Sibela i ka lënë amanet të vëllait vajzën e saj dhe pasi i shtrëngoi dorën ndërroi jetë.

“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu.

E vuri vajzën në gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali.

Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë. Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Erdhi çuni ku është Sibela, kur e nxjerr djali kokën te penxherja vetëm ka bërtit mami e ka shkelur makina Sibelën.

E dërguan në spital, i shtrëngoi dorën të vëllait dhe i tha amanet Ambrën dhe ka dhënë shpirt”, tha e ëma./ BW