Aktuale

“Nuk ishte krim pasioni”, gazetari Çelmeta jep detaje nga vrasja e Egli Pashollarit te ‘Ish-Parku’

Gazetari Igli Çelmeta ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari. Gazetari Çelmeta ka kundërshtuar versionin fillestar që qarkulloi në media menjëherë pas krimit, sipas të cilit konflikti kishte nisur për shkak të një ngacmimi ndaj bashkëshortes së autorit të dyshuar.

“Është abuzuar shumë, sidomos në rastin e vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari, që ndodhi në zonën e ish-Parkut, pranë banesës së viktimës. U tha fillimisht se 31-vjeçari u vra me thikë për shkak se kishte ngacmuar bashkëshorten e autorit. Kjo nuk është e vërtetë. Nga komunikimet që kam pasur, ishte person i respektuar nga komuniteti i asaj zone, pa probleme. Ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë, Egli Pashollari ka qenë me agjërim. 31-vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në zonën ku banonte dhe para makinës së tij ka qenë i parkuar me bllokazh autori i krimit, teksa po priste bashkëshorten të dilte nga puna. Aty ka nisur konflikti, sepse Egli ka kërkuar që të hapej rruga. Kjo ka qenë zanafilla e konfliktit.

Më pas, është vijuar me ofendime të anasjella dhe pasi autori ka marrë në makinë bashkëshorten dhe ka nisur lëvizjen, Egli e ka parakaluar dhe ka ndaluar makinën. Aty ka nisur konflikti fizik dhe në një moment autori e ka qëlluar 3 herë me thikë. Plagët ishin fatale”, tha gazetari për “A2 Cnn”.

Të Ngjashme