Lajme

“Nuk ishte kundër UÇK-së!” – Halil Geci mbron votën e djalit të tij dhe përmend tragjeditë e familjes

Halil Geci ka reaguar publikisht lidhur me votimin e djalit të tij, Fatos Gecit kundër rezolutës për UÇK-në, duke theksuar se ky veprim nuk ishte kundër luftës çlirimtare, por një qëndrim i bazuar në drejtësi dhe përvojë personale të dhimbshme.

Sipas tij, vota e Fatosit nuk ka qenë kundër UÇK-së si vlerë kombëtare, por kundër individëve të caktuar, për të cilët familja e tyre ka përjetuar pasoja të rënda dhe tragjike.

Në reagimin e tij në Facebook, Geci thekson se qëndrimi lidhet drejtpërdrejt me çështjen e Komunikatës nr. 59 dhe me proceset gjyqësore në Hagë, duke rikujtuar humbjet e rënda që familja dhe rrethi i tyre kanë përjetuar ndër vite, transmeton “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Votimi i Fatosit nuk ishte kundër UÇK-së, por qëndrim për drejtësi

Reagimi mbi rezolutën dhe qëndrimin personal i Fatosit, përballë dhimbjes dhe humbjeve që ai vetë i ka përjetuar, është i qëlluar dhe i bazuar në përvojë të drejtpërdrejtë.

Votimi i Fatosit kundër rezolutës nuk ishte një qëndrim kundër UÇK-së, por kundër individëve të caktuar.

Në këtë rast, qëndrimi i tij lidhet drejtpërdrejt me Hashim Polarin i cili në proceset gjyqësore në Hagë është vërtetuar dhe argumentuar autor i  Komunikatës nr. 59.

Kjo komunikatë ka rezoltua me  pasoja të rënda dhe tragjike për familjen tonë.

Si pasojë e kësaj komunikate u vranë dy shokët tanë, Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, si dhe u plagosën dy vëllezërit tanë. Po ashtu, u vra edhe miku i shtëpisë Xhafer Behrami së bashku me djalin e tij 18-vjeçar, ndërsa u plagos vëllai i Xhaferit, Jetullah Behrami. Gjithashtu, u vra edhe shoku ynë i pandashëm, Haki Imeri.

Këto janë plagë të hapura për familjet tona dhe për rrethin shoqëror, të cilat i kemi përjetuar drejtpërdrejt dhimbje të thellë,këte dhimbje e ka përjetuar edhe vet Fatosi.

Për neve, vendimi i Fatosit ka qenë i qartë dhe i qëlluar. Ai nuk ka qenë një votë kundër luftës apo kundër vlerave të saj, por një qëndrim kundër lirimit të Polarit dhe individëve të dyshuar për vrasje politike.

Fatosi ka treguar një qëndrim të pathyeshëm, burrëror dhe human. Ai nuk ka zgjedhur servilizmin, por ka qëndruar në anën e drejtësisë, që kërkon zbardhjen e së vërtetës.

Ata që e kritikojnë, sipas nesh, nuk e kanë përjetuar dhimbjen e humbjeve ashtu siç e kemi përjetuar ne, familja jonë dhe miqtë tanë.

Ne besojmë se drejtësia duhet të vihet mbi çdo emër dhe mbi çdo post. Dhimbja nuk harrohet, por kërkon përgjigje,të njajten përgjigjje kërkon edhe populli.

Të Ngjashme