Aktuale

“Nuk jam më beqare!”- Beniada Nishani në një lidhje të re dashurie, kush është i dashuri i ri i modeles: Kemi qenë shokë prej vitesh, pastaj ai mori guximin

Modelja Beniada Nishani, e njohur për publikun si një nga figurat më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 1”, ka konfirmuar se prej disa kohësh është në një lidhje dashurie.

beniada nishani

Beniada foli hapur për jetën e saj sentimentale, duke theksuar se ndihet në një fazë shumë të mirë personale. Pa dhënë detaje konkrete për partnerin, ajo tregoi se bëhet fjalë për një burrë italian, me të cilin njihet prej vitesh.

“Nuk jam ‘single’. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare”, – u shpreh modelja, duke sqaruar arsyen pse ka zgjedhur ta mbajë lidhjen larg syrit të publikut.

beniada nishani (1)

Beniada shtoi se partneri i saj është i huaj dhe se gjithçka mes tyre ka ardhur natyrshëm, pas një miqësie të gjatë.

“Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur”, – tha ajo, duke lënë të kuptohet se po e shijon këtë periudhë pa presion.

beniada nishani (7)

Ajo theksoi gjithashtu se i përket një mentaliteti tradicional: “Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin… sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi”.

Deklarata e saj është pritur me interes nga publiku, i cili prej kohësh ka ndjekur me kuriozitet jetën personale të modeles.

beniada nishani (6)beniada nishani (5)beniada nishani (4)

Të Ngjashme