Aktivisti Rron Gjinovci, thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar të nënshkrojë një letër bashkë me Serbinë e cila kërkohet që në BE të hyjnë bashkë Shqipëria dhe Serbia pa të drejtë vetoje.
Duke risjellë qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Serbisë në BE, Gjinovci thotë se Edi Rama ia hap derën Serbisë dhe e ndihmon si askush tjetër.
Sipas tij, nuk ka vend më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria në politikë të jashtme.
Shkrimi i plotë:
Edi Rama pranon të nënshkruajë një letër së bashku me Serbinë, ku i kërkohet Bashkimit Evropian që Shqipëria dhe Serbia të hyjnë bashkë në BE, por pa të drejtë vetoje. Ndërkohë, në BE ka shtete si Gjermania që prej kohësh e kanë bërë të qartë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën.
Çfarë bën Edi Rama? Ai ia hap derën Serbisë dhe e vendos Gjermaninë përballë një situate të vështirë, duke e ndihmuar Serbinë më shumë se kushdo tjetër më parë. Thjesht, në politikën e jashtme, sipas këtij qëndrimi, nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës sesa Shqipëria, e radhitur menjëherë pas Serbisë.
