Diten e sotme, ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ e njekohesisht kengetarja, Krusita është futur live në një lidhje telefonike në “Fan Club”, aty ku ndodhej Kristi Lamaj, personi më i afërt me të në shtëpi me të cilin u përfol për një lidhje romantike.
Te dy zhvilluan nje bisede live ne studio, duke shprehur hapur ndjenjat e tyre per njeri tjetrin, e madje duke vene pikat mbi ‘i’ mbi raportin e tyre.
Biseda mes tyre ne studio, permes nje lidhje telefonike:
Kristi Lamaj: Nuk kam frikë të refuzohem. Nuk kam dashur të luaj me ndjenjat në BBV, të bëj lojë çiftesh. Unë kam qenë i qartë, më ka interesuar që Krusita të ishte e qartë.
Krusita: Desha të pyes Kristin, si është? Nuk kam pasur mundësi të komunikojmë.
Krusita: Unë fillimisht që mos të bëj seriozen, je i vetmi njeri që Arjan Konomi ka folur mirë. Më ka marrë malli. Patjetër që do të takohemi.
Krusita: Mendoj që përjashtimi nuk e fshin fare rrugën që bëre brenda, ishe personazh që ke lënë gjurmët e tua. Përtej gjithçkaje çdo eksperiencë ka një arsye. Jashtë të presin shumë njerëz që të kanë mbështetur.
