Lajme

“Nuk kishim ndërmjetësues”, Kurti zbulon prapaskenat e bisedimeve me Hamzën e Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në situatën që ndodhet vendi, s’mund të flitet për zgjedhje të reja, meqë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese për lëndët që janë deponuar.

Kurti ka folur për vendimin e Osmanit për shpërndarje të Kuvendit, duke thënë se shpërndarja ndodh vetëm kur konsumohen tri raunde të votimit dhe dështojnë të triat.

Ai ka dhënë detaje nga diskutimet që janë bërë me krerët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit.

Kreu i LVV-së ka thënë se pavarësisht konstruktivitetit në takime, nuk ka pasur një zgjidhje.

Kurti gjithashtu ka treguar se në tri ditët e fundit s’kanë mundur të takohen, meqë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku s’kishin pranuar të takohen.

Sipas Kurtit ka pasur një ndryshim të raportit në mes të tij dhe partive opozitare, duke treguar se përveç kësaj kanë biseduar direkt me telefon në mes vete për çështjen e presidentit.

“S’kemi pasur asistent e ndërmjetësues. Kjo është e mirë e parlamentarizmit”, ka thënë Kurti.

Të Ngjashme