Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk mashtrohet kush me letra” – Murati kritikon ashpër Hamzën e Abdixhikun

 
   

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, duke i akuzuar se me mos-votimin e Planit të Rritjes së BE-së në vlerë 882 milionë euro i kanë shkaktuar dëm të madh ekonomisë së Kosovës.

Murati tha se letrat e tyre drejtuar BE-së për heqjen e masave janë të pasinqerta dhe vijnë vetëm pasi e kuptuan koston politike të vendimit të tyre.

Postimi i plotë:

Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku, të njejtit që nuk e votuan Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 882 milionë euro, i paskan shkru letër BE-së duke kërku gjoja me ja heqë masat Kosovës.

Tek tash kur e panë që ky mos-votim ka me u kushtu me humbje të votave, po bëhen gjoja po brengosen për shtetin.

Nuk mashtrohet kush me ato letra jo. Ju me mos-votimin tuaj ia mohuat ekonomisë së vendit 882 milionë euro.