Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Numërohen 99% e votave, këto janë rezultatet

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është në prag të përfundimit të numërimit të votave, ku deri më tani janë numëruar 99,02 për qind e votave.

Rezultatet aktuale po vazhdojnë ta vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, me 49,39 për qind apo 429,775 të votave, përcjell “Bota sot”.

Derisa, PDK ka 21,04 për qind apo 183,132 të votave, LDK me 13,61 për qind apo 118,538, kurse AAK 5,69 për qind apo 49,538 të votave.

Kurse, NISMA me rezultatin aktual nuk e kalon pragun me 1,72 për qind apo 14,973 të votave.