Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Numërohen mbi 60 për qind të votave, ky është përditësimi i fundit tek kandidatët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar mbi 60 për qind të votave në Qendrat Komunale të Numërimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Nga 62,10 për qind të votave të numëruara, del se në Lëvizjen Vetëvendosje pesëshja më e votuar janë: Albin Kurti (213,354 vota), Glauk Konjufca (166,336), Albulena Haxhiu (87,369), Hekuran Murati (86,705) dhe Donika Gërvalla- Schwarz (77,585 vota).

Moneytizer Paragrafi 2

Me të njëjtën përqindje, top pesëshja më e votuar në PDK janë: Bedri Hamza (99,085 vota, Arian Tahiri (46,262), Përparim Gruda (43,370), Uran Ismaili (33,672) dhe Sala Jashari (31,454 vota).

Nga 62,10 për qind të votave të numëruara, top pesëshja më e votuar në LDK janë: Lumir Abdixhiku (47,171 vota), Hykmete Bajrami (29,572), Ukë Rugova (26,062), Doarsa Kica Xhelili (22,956) dhe Avdullah Hoti (22,750 vota).

Moneytizer Paragrafi 4

Nga 62,10 për qind të votave të numëruara, top pesëshja më e votuar në AAK janë: Ramush Haradinaj (24,044 vota), Daut Haradinaj (14,908), Besnik Tahiri (14,193), Bekë Berisha (10,687) dhe Agim Çeku (9,707 vota).

Rezultatet e plota për të gjithë kandidatët mund t’i shihni KËTU.