
Në komunën e Istogut ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.
Sipas rezultateve preliminare, fitues i këtyre zgjedhjeve ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati.
Ferati ka siguruar edhe një mandat tjetër për të udhëhequr komunën, duke marrë 50.13 për qind të votave, respektivisht 8,847 vota.
Ndërsa në listën për Kuvendin Komunal të LDK-së, pas Feratit – i cili ka qenë bartës i listës – më së shumti vota kanë marrë: Naim Behlulaj me 962 vota, Abedin Kabashi me 813 vota, Agon Dreshaj me 584 vota, Zenel Shatri me 509 vota.
Pesë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje më të vptuar janë: Astri Bujupaj me 1 mijë e 918 vota, Niman Beqiraj me 212 vota, Floriana Maxharraj me 177 vota, Ardian Hulmi me 156 vota dhe Gurakuq Kabashi me 153 vota.
Në listën e PDK-së si pesë më të votuarit nga partia e dytë kanë dalës bartësi i listës, Ali Nimanaj me 3 mijë e 862 vota, Astrit Hajrizaj me 410 vota, Kaltrina Arifaj me 353 vota, Arben Kabashi me 331 vota dhe Andi Xhuraj me 307 vota.