
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut.
PDK renditet si parti e parë nga 10 vendvotime sa janë numëruar, me 1 mijë e 229 vota. Si parti e dytë renditet Vetëvendosja me 626 vota, pasuar nga LDK me 418 vota.
Nga lista e PDK’së më të votuarit janë Arian Tahiri si bartës liste, i ndjekur nga Fisnik Suma, Shkëlqim Ibrahimi, Gëzim Stavileci dhe Fahri Shabani.
Armend Begu ëshë i pari tek lista e VV’së si bartës liste, pasuar nga Erseka Barani, Jeton Zeneli, Naser Muja dhe Rinesa Preteni.
Ndërkohë nga LDK i pari gjendet Safer Kamberi si bartës liste, pasuar nga Xhyljete Imeri, Muhamed Hoti, Oltion Ahmeti dhe Xhevdet Shabani.
Për të përfunduar numërimi janë edhe 95 vendvotime.