Lajme

Numri i palestinezëve të vdekur nga uria në Gaza rritet në 122

Spitalet e Gazës kanë regjistruar nëntë vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës.

Ky numërim e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë vdekur nga uria gjatë luftës së Izraelit në Gaza në 122, përfshirë 83 fëmijë, thuhet në deklaratën e ministrisë në Telegram, raportuar Al Jazeera.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ngecur në zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me Hamasin dhe ka mbajtur të mbyllura kalimet kufitare të Gazës, duke lënë kamionë me ndihma humanitare të bllokuar përgjatë kufirit.



Të Ngjashme