Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Numri i popullsisë “përplas” sërish Muratin dhe Bajramin

 
   

Ministri në detyrë, Hekuran Murati dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami sërish kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat lidhur me statistikat për zhvillimin ekonomik.

Bajrami ka shkruar se Banka Botërore ua rrëzon krejt propagën siç i ka quajtur ai deputetëve uzurpatorëm pasi Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.

Bajramim ka shkruar në Facebook se derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: “Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.”

“A po e kuptoni? Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës. Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”, ka shkruar ajo, duke shtuar linkun e raportit të BB-së.

Asaj i ka reaguar ministri në detyrë, Hekuran Murati, i cili ka shkruar se deri diku mund t’i kuptojë ata që nuk i njohin statistikat, kur bëjnë pretendime të tilla se gjoja për një vit të vetëm paskan lëshuar vendin 9.7% e popullsisë.

“Por kur këtë e bën dikush që pretendon se është ligjërues në universitet, siç është deputetja Bajrami, atëherë janë dy mundësi: ose deputetja me vetëdije po manipulon, ose në rastin tjetër kur ajo njëmend e mendon këtë që e paska thënë atëherë ane duhet të brengosemi thellësisht për cilësinë e studentëve që prodhon ky lloj profesorësh. Banka Botërorë nuk ka bërë asgjë më tepër sesa të paraqesë atë që e ka publikuar ASK, e që është numri i popullsisë rezidente në Kosovë. Në vitin 2023 sipas ASK-së është vlerësuar të kenë qenë 1.76 milionë banorë, kurse me censusin e vitit 2024 kjo shifër ka dalë të jetë 1.6 milionë banorë. Pra nuk thuhet askund që vendin e kanë lëshuar 160 mijë persona brenda një viti, por që thjesht është korrigjim statistikor, nga vlerësimi i përafërt në vitin 2023 në shufrën aktuale sipas censusit të vitit 2024. Kjo nënkupton se vlerësimi i viteve paraprake nga ASK ka qenë i gabuar, sepse herën e fundit kur ishte bërë numërimi i popullsisë ka qenë viti 2011, dhe prej atëherë ASK ka bërë vetëm vlerësim. E përgjatë vlerësimit nëpër vite në periudhën 2011-2023, shihet se ASK nuk ka arritur të përfshijë me saktësi largimin e popullsisë gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar ai, duke theksuar se ka qenë pikërisht viti 2014 dhe 2015 kur Kosova kishte përjetuar ekzod të ikjes të paparë, kur Hykmete Bajrami me partinë e saj patën tradhtuar besimin e qytetarëve dhe patën shkuar në koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe – pak a shumë siç po tentojnë të bëjnë edhe tani.