Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 69,000 persona

Më shumë se 69,000 palestinezë janë vrarë deri më tani në luftën Izrael-Hamas, thanë të shtunën zyrtarët e shëndetësisë në Gaza, ndërsa të dyja palët përfunduan shkëmbimin e fundit të trupave sipas kushteve të armëpushimit të brishtë .

Rritja e fundit e numrit të viktimave ndodhi ndërsa më shumë trupa janë gjetur në Rripin e shkatërruar të Gazës që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor, dhe ndërsa identifikohen trupa të tjerë.

Numri i viktimave përfshin edhe palestinezët e vrarë nga sulmet që Izraeli ka bërë pavarësisht një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha poashtu se forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 240 palestinezë që kur armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor.