Lajme

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran tejkalon 5,000

Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA tha të enjten se numri i të vdekurve nga protestat në Iran është rritur në 5.002.

Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata, gjithsej 26.752 persona janë arrestuar që nga dita e 26-të e protestave mbarëkombëtare në vend.

Sipas raportimit, gjatë protestave kanë pësuar lëndime të rënda të paktën 7.391 persona.

Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, të cilat filluan më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat më vonë u përhapën në disa qytete të tjera.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e atyre që i përshkruajnë si “trazira të armatosura”, të cilët kanë kryer disa sulme në vende publike në të gjithë vendin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi vazhdimisht se do të “godiste fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë e përgëzoi Teheranin për anulimin e qindra ekzekutimeve të planifikuara dhe të raportuara.



Të Ngjashme