Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nuraj: Hapja e zyrës  së Këshillit Kombëtar Shqiptar ka dhënë shpresë për të gjithë

Këshilli Kombëtar Shqiptar ditë më parë  ka hapur zyrën në Sanxhak të Pazarit të Ri në Serbi, të njohur si “Novi Pazar”

Drejtoresha e kësaj zyre, Amina Nuraj, tha hapja e kësaj zyre është pritur me emocione nga qytetarët.

Ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, tha se kjo zyre do të jetë adresa e shqiptarëve për shqetësimet që ata i kanë.

“E kanë pritë më shumë emocione  ka pas nga ta që janë  frikësuar me ardh me na përkrah  për shkak të shtetit, por i kemi parë duke na përcjellë nga ballkonet e me lot në sy nga gëzimi. I kemi dhënë shpresë krejt. Njerëzit u frikësofshin me dhanë lokale për shfrytëzim”, ka thënë ajo.

Nuraj ka thënë se do të organizohet aktivitete të ndryshme në kuadër të zyrës, ndërsa tha se me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit do të ketë aktivitete dhe se pavarësisht rreziqeve edhe flamuri kombëtar do të ngitet.

“Ka me pas festë dhe flamurin temë ka me qitë dhe skam pse mu frikësua për qatë punë”, tha drejtoresha e kësaj zyre.

Ajo ka thënë se kanë marrë urime për hapjen e kësaj zyre edhe nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës.

Kryetari i këtij këshilli, Nevzad Lutfiu, ka thënë se hapja e kësaj zyre do të ndikojë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë.