Pas denoncimit të Klodiana Lales, Agjencia për Mbikëqyrjen e Policisë (AMP) ka nisur hetimet ndaj efektivit të komisariatit të Tropojës.
Punonjësi, i cili u përfshi në incidentin jashtë orarit zyrtar duke nxjerrë armën nga brezi, është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe po verifikohet për çdo shkelje të procedurave të shërbimit policor dhe ligjit.
Ngjarja:
Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar një ngjarje të pazakontë, ku sipas saj një efektiv policie është përfshirë në një sherr civil jashtë orarit të punës.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, polici shfaqet me pistoletë në dor duke kërcënuar.
“Jam polic, e nxjerr koburën kur të dua!”, shkruan gazetarja krahas videos.
Lala shton me ironi dhe kritikë ndaj autoriteteve: “Ilir Proda ku je? Apo ke halle të tjera?”, duke vënë në dukje mungesën e përgjegjshmërisë dhe kontrollit mbi sjelljet e policëve jashtë detyrës.