Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Oda amerikane: Pezullimi i dialogut strategjik, hap prapa për Kosovën

Oda Ekonomike Amerikane ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin e Ambasadës së SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.

Sipas Odës, pezullimi i kësaj nisme strategjike përbën një hap prapa për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të vendit, dhe theksohet se është thelbësore që Qeveria e Kosovës të ndryshojë qasjen e saj dhe të angazhohet në koordinim më të ngushtë me SHBA-në dhe partnerët ndërkombëtarë.

MGID Paragrafi 2

“Oda Ekonomike Amerikane mbetet e përkushtuar për avancimin e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe jopolitikë të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për të rikthyer besimin dhe dialogun.”, thuhet në deklaratën e Odës.

Sipas organizatës, vetëm përmes bashkëpunimit konstruktiv me aleatët më të besueshëm, Kosova mund të garantojë stabilitet, të debllokojë mundësitë ekonomike dhe të sigurojë mirëqenie afatgjatë për qytetarët.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar