Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje

 
   

Kapiten Ymërdin Hasani, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”, një ndër institucionet më prestigjioze të trajnimit ushtarak në ShBA.

Gjatë trajnimit, siç thuhet në njoftimin e FSK-së, Kapiten Hasani është nderuar me Medaljen për Arritje Ushtarake, e cila jepet vetëm pjesëtarëve që tregojnë rezultate të jashtëzakonshme dhe performancë të lartë profesionale.

 “Përmes këtij kursi, Kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara në menaxhimin e situatave civile, bashkërendimin me institucione vendore dhe organizata partnere, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe popullsisë civile.

Kapiten Hasani do t’i kthejë njohuritë e përfituara në shërbim të Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Çështjeve Civile në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.