Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim në lidhje me raportimet për përleshje ndërkufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit.
“Guterres po ndjek me shqetësim raportet për përleshje ndërkufitare midis forcave ‘de facto’ të sigurisë në Afganistan dhe forcave të sigurisë pakistaneze”, tha të enjten zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, transmeton Anadolu.
“Ai u bën thirrje palëve përkatëse të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve”, shtoi Dujarric.
Duke përgëzuar përpjekjet e ndërmjetësimit nga disa shtete anëtare në muajt e fundit, Dujarric tha se Guterres u bën thirrje palëve të vazhdojnë të kërkojnë të zgjidhin çdo mosmarrëveshje përmes diplomacisë.
