Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Operacion anti-drogë në disa rajone të Kosovës, policia jep detajet

 
   

Autoritetet në Kosovë po zhvillojnë një operacion të suksesshëm anti-drogë në disa rajone të vendit.

“Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, tha për kp, Baki Kelani – zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Aksioni është ndërmarrë pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kelani tha se informacione shtesë do të ketë vetëm pas përfundimit dhe operacionit i cili ka nisur në orët e hershme të së martës, më 3 qershor.