Lajme

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve.

Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i antidrogës, në kuadër të aksionit të koduar “Kimisti”, ka realizuar një operacion në komunën e Suharekës, saktësisht në fshatin Gjinoc.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy persona.

Ndërsa janë konfiskuar rreth 1 kilogram drogë e llojit heroinë, katër armë zjarri si dhe një sasi municioni.

Të Ngjashme