Shtetet e Bashkuara kanë publikuar imazhe dhe video që tregojnë forcat e tyre duke kryer sulme në Iran si pjesë e një operacioni ushtarak të koordinuar me Izraelin.
Në materialet e publikuara nga U.S. Central Command (CENTCOM), shihen momentet kur raketat rakordohen nga anijet luftarake në Gjirin Persik dhe avionët luftarakë nisen për të goditur objektiva strategjike brenda territorit iranian.
Përmes këtyre imazheve, ushtria amerikane dokumenton pjesëmarrjen e trupave në sulmet që goditën caqe të rëndësishme ushtarake dhe infrastrukturore.
Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM, ka theksuar se “Presidenti urdhëroi veprime të guximshme, dhe ushtarët tanë të guximshëm po i përgjigjen thirrjes”, duke falënderuar çdo repart: ushtarë, marinë, ajrore dhe forcë bregdetare.
Këto pamje dhe fotografi publikohet në një kohë kur operacioni ushtarak, i quajtur “Operation Epic Fury” nga SHBA dhe “Roaring Lion” nga Izraeli, është një nga fushatat më të mëdha në rajon në dekada, dhe shënjestron objektiva të rëndësishme iraniane, duke përfshirë radarët, baza ajrore, sisteme mbrojtëse dhe qendra komanduese.
JUST IN: CENTCOM has released new video showing American fighter jets and cruise missiles hitting Iranian targets at the start of ‘Operation Epic Fury.’
“Our objective is to defend the American people by eliminating imminent threats from the Iranian regime.”
“The President… pic.twitter.com/owvaiOdEhk
— Fox News (@FoxNews) February 28, 2026
