Lajme

Opinionisti Mustafa i jep “tri këshilla dashamirëse” Vjosa Osmanit

Opinionisti Xhevat Mustafa ka reaguar me një postim në Facebook, ku i jep tri këshilla presidentes Vjosa Osmani. Ai thekson se:

– Duhet të mendojë më shumë për Kosovën dhe qytetarët sesa për mandatet presidenciale.

– Të pranosh dhe të korrigjosh gabimet tregon pjekuri dhe forcë.

Mustafa shprehet se sipas tij, vendimet e fundit të Osmanit tregojnë se ka vepruar më shumë për kolltukun e saj sesa për interesin e popullit dhe Kushtetutën.

Postimi në Facebook:

Tri këshilla dashamirëse për Vjosa Osmanin

1- Kur fillon me pandeh se sapo ulesh në një poltron ose fron pushteti je bërë për nji mend mbretëreshë, në atë çast mendo se po të pëlqen vetja shumë ma tepër se sa vlen në të vërtetë! Edhe ma randë, se kanë fillue me të ik mendt e kresë!

2- Mendo ma shumë për Kosovë e popull se sa për presidentllëkun, Vjosa Osmani!

Në këtë rast nuk e ke çue ndërmend me mendue për Kosovë e për popull si dhe për Kushtetutën! Ma troç apo shqip fare ke mendue veç për kolltukun tand, me qenë presidente edhe për një mandat të dytë! Se po të kishe mendue për Kosovë e për popull nuk duhej t’ia lejoje vetes me e ba atë marri!

3-Të gabosh një herë është njerëzore!

Ta kuptosh, pranosh dhe ta ndreqësh gabimin dëshmon pjekuri dhe forcë edhe me mposht vetveten!

Të Ngjashme