Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës u ngritën afër Foltores pasi “mollë sherri” u bë fjala e deputetëve të opozitës.
Teksa Peleshi i dha fjalën deputetëve të tjerë opozitarë, ata refuzuan me argumentimin se e kishte fjalën Berisha për të vijuar sërish pas replikës që bëri me ministren e shkarkuar të Jashtme Elisa Spiropali.
Berisha bllokoi Foltoren ndërsa deputetë të tjerë u afruan pranë tij. Nga Foltorja, ndërsa votohej për shkarkimin e Belinda Ballukut si zëvendës kryeministre dhe ministre, shkarkimet e tjera dhe emërimet e reja, Berisha akuzoi duke thënë se ministrat e rinj do të kenë fatin e Belinda Ballukut.
Ai tha se ata janë përfaqësues të Ballukut në parlament dhe për këtë, spaas tij, do të duhet që t’ju vijë turp.
“Kaluan lojërat e Lubisë. Po ju ministra që u emëruat a keni turp, që vini aty si përfaqëssues të Lubi Balluut dhe jo të qytetarëve. Fatin e Lubisë do të keni edhe ju se keni vjedhur bashkë me Lubinë”, tha Berisha.
