Lajme

Opozita marshon drejt Drejtorisë së Policisë,Berisha në krye të protestuesve

Pas marshimit në Kryeministri protestuesit po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë. Pas qëndrimit për rreth 30 minuta para Kryeministrisë, ku protestuesit brohoritën “Rama ik” dhe “Poshtë komunizmi”, turma është zhvendosur drejt Drejtorisë së Policisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar simpatizantëve që po marrshojnë në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”.

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndryshe nga herët e tjera, kur protestat janë shoqëruar me fjalime të përfaqësuesve të opozitës dhe shoqërisë civile, protesta e opozitës duket se i është lënë në dorë qytetarëve, sipas një skenari të qartë marshimi./rtsh.al/

Të Ngjashme