Fundjavën e ardhshme, në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 26 tetor, do të kalojmë zyrtarisht në orën dimërore.
Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen një orë pas, duke u vendosur në 02:00. Ky ndryshim do të thotë se do të flemë një orë më shumë, por ditët do të bëhen dukshëm më të shkurtra, me errësirë që bie më herët gjatë pasdites.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit në pranverë kalojmë në orën verore, ndërsa në vjeshtë rikthehemi në orën dimërore. Kjo praktikë është pjesë e një skeme të ndjekur nga shumë vende evropiane për të shfrytëzuar më mirë dritën natyrale gjatë sezonit të ftohtë.
Megjithatë, vitet e fundit ka pasur diskutime në Bashkimin Evropian për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por deri më tani nuk është marrë një vendim përfundimtar.
/vizionplus.tv

