Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav në takimin lamtumirës të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, ka thënë se shpreson që të gjitha institucionet e Kosovës të jenë funksionale së shpejti dhe të përqendruara drejt integrimit në BE.
Ai ka thënë se në takim me Kurtin reflektuan mbi marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
“Sot, reflektuam mbi marrëdhëniet BE-Kosovë të kaluara dhe të ardhshme, si dhe mbi mbështetjen e konsiderueshme që BE-ja i ka dhënë Kosovës deri më tani.
Shpreha shpresën time që të gjitha institucionet së shpejti do të jenë funksionale dhe plotësisht të përqendruara në integrimin në BE”, ka Orav në X.
