Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Glauk Konjufcën, i cili ka marrë detyrën e re si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në fokus të takimit ishte përshpejtimi i përpjekjeve të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
Orav theksoi se momenti për të avancuar në këtë proces është tani, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm institucional.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani,” tha Orav.
Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për mbështetjen ndaj Ukrainës.
