Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi sot një takim me kryetaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, në këtë takim palët diskutuan për marrëveshjen e Planit të Rritjes dhe prioritetet tjera kryesore të vendit.
“Përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes, ai theksoi prioritetet kryesore legjislative – Kodin Civil, KPM-në, RTK-në, SEPA-n, reformën gjyqësore dhe ligjet e paketës së energjisë – si pjesë e reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj evropiane!”, thuhet në njoftim.
Këto reforma konsiderohen si hapa të domosdoshëm për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e transparencës, përmirësimin e klimës së biznesit dhe harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me acquis të Bashkimit Evropian.
