Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“Ore qafir m*ti, mos provoko”! Momenti kur Maliqi “kacafytet” për votat (VIDEO)

“5Pyetjet.al” publikon pamjet e momentit të incidentit gjatë rinumërimit të votave për bashkinë e Kuçovës. Kandidati për bashkinë, Lefter Maliqi është përplasur verbalisht me përfaqësuesin e KQZ-së, sekretarin Ylli Merkaj.

Maliqi e ka ofenduar duke i thënë “Rrugaç, hajdut”. Më tej, ka vijuar avokati i Maliqit. “Jepjani Kreshnik Hajdarit t’i numërojë” mësohet se ka thënë ai, i pakënaqur me procesin.

Në Kolegjin Zgjedhor po rinumërohen sot 18 kuti të Bashkisë Kuçovë. Për këtë qëllim në sallë janë montuar pajisjet për 4 tavolina numërimi.

Në seancën e kaluar kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Sipas tij, 18 kutitë që do të rinumërohen kanë qenë jashtë këndit të shikimit të kamerës vëzhguese të KQZ në KZAZ-në e Kuçovës.

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së