Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

OSBE: Funksionimi i RTK-së, thelbësor për demokratinë dhe besueshmërinë

 
   

Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se mirëpret vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar, në parim, një hua të përkohshme për të mbështetur Radio Televizionin e Kosovës dhe për të zbutur situatën serioze financiare në vazhdim.

“RTK – si transmetues publik – ka një rol jetik për të luajtur, duke mundësuar shprehjen e lirë, debatin demokratik dhe informimin e paanshëm për të gjitha komunitetet”, thekson OSBE.

Sipas organizatës, vazhdimi i funksionimit të RTK-së është thelbësor për demokracinë dhe qeverisjen transparente në vend.

“Vazhdimi i funksionimit të saj është thelbësor për jetën demokratike dhe besueshmërinë e Kosovës, qeverisjen transparente dhe pozitën e medias”, thuhet në njoftim.

Misioni i OSBE-së në Kosovë inkurajon gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për financimin e RTK-së.

“Si një hap përpara, ne inkurajojmë marrjen e veprimeve drejt një modeli të qëndrueshëm dhe transparent të financimit, që garanton pavarësinë e RTK-së dhe rolin e saj si shërbim publik”, theksohet në komunikatë.