4
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar figurën e Adem Demaçit, duke e quajtur atë një simbol të qëndresës dhe një disident të pathyeshëm, që pati gjithmonë guximin të fliste për të drejtat e të pambrojturve.
Osmani theksoi se Adem Demaçi ishte një njeri i lirë, i cili mbajti qëndrime të forta dhe të guximshme, edhe gjatë periudhave më të vështira, duke i qëndruar besnik parimeve të tij, pavarësisht se ishte i burgosur.