Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, ka thënë se ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari .

“Ai është i gjallë në çdo zemër shqiptari, frymë e pavdekshme e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Në 70 vjetorin e lindjes, si dhe në çdo ditë që frymojmë lirshëm, të përulemi Komandant”, ka shkruar Osmani.

Sivjet shënohet 70 vjetori i lindjes i themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai kishte lindur më 28 nëntor 1955 ndërsa u flijua bashkë me familjen në luftë të drejtpërdrejtë me forcat paramilitare serbe pas në beteje treditore me 5, 6 e 7 mars 1998.