Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani dekreton 20 gjyqtarë me mandat fillestar

 
   

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar të martën 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes, gjyqtarët e rinj u zotuan se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”.

Presidentja Osmani theksoi se “drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”.

Ajo shtoi se “gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë”.